Cërrik, përdhunoi fqinjën 10-vjeçare, arrestohet 23-vjeçari

06/09/2017 00:00

Një 23-vjeçar u arrestua në Cërrik nën dyshimin se ka përdhunuar fqinjën e tij të mitur.

Ka qenë nëna e 10-vjeçares e cila denoncoi të riun nga fshati Shtëpanjë në polici. Duke e mashtruar, ai e ka marrë të miturën në makinë për ta detyruar më pas të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë. 

Vajza, e cila ia ka treguar ngjarjen së ëmës është marrë më pas në pyetje në praninë e psikologut. 

Ajo po i nënshtrohet edhe ekzaminimeve mjeko-ligjore. I riu do të qëndrojë në paraburgim deri në përfundim të kontrolleve mjekësore.

Top Channel