Lushnje, mjeti përplas për vdekje 72-vjeçarin
05/09/2017 00:00
Një 72-vjeçar nga Ardenica e Lushnjes humbi jetën mëngjesin e së martës.
Shtetasi Hiqmet Hoxha u përplas nga një automjet teksa ecte në këmbë në autostradën Fier-Lushnje. Ngjarja ndodhi rreth orës 05:30 të mëngjesit.
Drejtuesi i automjetit që aksidentoi të moshuarin u largua menjëherë nga vendngjarja dhe policia është vënë në kërkim të tij.
Top Channel