Durrës, grabiten 1 milionë lekë në kompleksin turistik

05/09/2017 00:00

Të paktën 1 milion lekë të reja janë vjedhur në një kompleks turistik në qytetin e Durrësit.

Burime policore lokale bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur gjatë orëve të natës dhe është realizuar përmes dëmtimit të kasafortës së subjektit privat me mjete të forta.

Por, me të marrë njoftimin në orët e para të mëngjesit, policia e qytetit bregdetar ka nisur hetimet dhe ka vënë në pranga një të dyshuar.

Bëhet fjalë për një 23-vjeçar, në banesën e të cilit uniformat blu kanë gjetur dhe sekuestruar paratë e vjedhura, saktësojnë burimet policore.

Top Channel