Ekspertët: Ju shëndoshin ata që ju rrethojnë

04/09/2017 00:00

E çuditshme por e vërtetë nga disa studime të fundit, që tregojnë se ata që kemi afër na shëndoshin. Susie Burrell, nutricionistja australiane ka marrë në analizë këto studime dhe thotë se jemi si njerëzit me të cilët kalojmë pjesën më të madhe të kohës.

Susie ka arritur në këto përfundime:
Miqtë
“Nëse miqtë tuaj ushtrohen rregullisht dhe hanë shëndetshëm kur dilni bashkë, do të keni më shumë gjasa të mbani peshën nën kontroll, se sa me miq që hanë ushqime me pak vlera ushqyese, nuk lëvizin shumë dhe kanë peshë”, thotë ajo./

Miqtë thotë ajo, përpiqen të inkurajojnë njëri tjetrin të hanë ushqime që jo normalisht nuk i konsumojnë. Rekomandimi i ekspertit? Jeni të ndershëm me miqtë tuaj mbi vendimet tuaja të dietike ose ndryshoni mjedisin ku takoheni. Nëse takoheshin për dreka e darka, mjaftohuni me kafe apo një ecje në ajër të pastër.

Fëmijët
Burrell thotë se prindërit harrojnë veten dhe shëndetin e tyre pasi fokusohen tek shëndeti i fëmijëve.

Shpesh vaktet e fëmijëve, pijet me sheqer bëhen pjesë e dietës së prindërve pasi shuan urinë pas një dite të lodhshme. “Mënyra më e mirë për të shmangur këtë duhet të siguroheni që nevojat tuaja ushqyese janë ngopur”, thotë Susie. Ajo sugjeron që prindërit të hanë mëngjesin e tyre dhe të paketojnë vaktin e tyre fillimisht për mos ngrënë ushqime që nuk duhet. Më pas të bëjnë gati atë të fëmijëve.

Kolegët
Në fund të një dite njerëzit me të cilët kaloni kohë janë kolegët tuaj. Pra, njësoj si me miqtë jeni të rrethuar nga varietete ushqimesh, që mund ti adoptoni dhe ju. “Kombinimi i çokollatave të bamirësisë, tortat e ditëlindjeve, makineritë shitëse dhe furnizuesit e ushqimit të zyrave kanë mjaft kalori” thotë Burrell.

Rekomandimi i saj për të luftuar edhe këtë është të keni një plan, të merrni drekën me vete për të mos rënë ‘pre’ e këtyre lloj ushqimesh.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA