“Mesnata”, kapen 725 kg hashash në Vlorë. Trafikantëve iu sekuestrohen vilat
03/09/2017 00:00
Policia e Vlorës ka sekuestruar 725.2 kg kanabis sativa në një operacion të koduar “Mesnata” dhe ka arrestuar dy persona.
Gjithashtu, vijojnë procedurat për verifikimin dhe sekuestrimin e një vile banimi dhe një ambienti biznesi në pronësi të shtetasit të cilit iu gjet lënda narkotike.
Operacioni është zhvilluar në lagjen ”24 Maji”, në një banesë 4-katëshe, në pronësi të shtetasit Artan Kalemi, ku në katin e dytë dhe të katërt të banesës është konstatuar dhe sekuestruar nga policia lënda narkotike.
Të arrestuarit janë 34-vjeçari Artan Kalemi dhe 41-vjeçari Xhemil Kalemi, të dy banues në Vlorë.
Top Channel