Miliarderi që qëndron pas vendimeve të Trump për Groenlandën/ Ndërhyrjet politike të Ronald Lauder që bindën presidentin amerikan të marrë ishullin
Kryetari i Dhomës Republikane Paul Ryan u ka bërë thirrje Presidentit të SHBA-së Donald Trump, që të mos hedhë poshtë një program të epokës së Obamës, që mbron emigrantët e rinj pa dokumente.
Programi DACA siguron një qëndrim të përkohshëm për fëmijët që vihen në SHBA në mënyrë të paligjshme.
Ky program mbron qindra e mijëra të ashtuquajturit “ëndërrimtarë”, nga deportimi dhe siguron leje pune dhe studimi.
Z. Trump kishte thënë më parë se ai kishte planifikuar t’i jepte fund programit. Shtëpia e Bardhë tani thotë se Trump do të njoftojë vendimin e tij të martën.
Z. Ryan i kërkoi presidentit të lejojë Kongresin të “punojë” për këtë çështje. Ai tha se biseda kishte ndodhur me Shtëpinë e Bardhë dhe se Trump gjithashtu dëshironte të gjente një zgjidhje humane për këtë problem.
“Ka njerëz që janë në harresë,” tha z. Ryan, duke shtuar: “Këta janë fëmijët që nuk njohin asnjë vend tjetër, të cilët u sollën këtu nga prindërit e tyre dhe nuk e dinë një shtëpi tjetër”.
Top Channel