Forcat amerikane zhvillojnë një tjetër operacion në Karaibe, shkon në gjashtë numri i anijeve cisternë të sekuestruara
Vjetërsia e një impianti bërthamor belg ka shqetësuar shumë autoritetet e qytetit Aachen në Gjermani, aq sa të nisin t’u japin rreth 500 mijë banorëve të qytetit dhe njerëzve të tjerë që jetojnë përreth tij tableta jodi.
Banorët mund të regjistrohen në faqen zyrtare të qytetit për të marrë kuponat, të cilat dërgohen më pas në farmaci për të siguruar tabletat falas. Jodi mund të reduktojë rrezikun e tumorit në gjendrat tiroide, pas ekspozimit ndaj rrezatimit radioaktiv.
Kohët e fundit, në Gjermani ka pasur protesta për impiantin bërthamor “Tihange” në Belgjikë, që ndodhet rreth 70 km larg Aachenit, qytet perëndimor shumë pranë kufirit belg. Reaktorët atje, por edhe në impiantet e tjera bërthamore belge, si në Doel pranë Antëerpenit, janë mbyllur shpeshherë për arsye sigurie. Në total, në Belgjikë ka 7 reaktorë bërthamorë.
Ndërkohë, Agjencia federale Bërthamore e Belgjikës (AFCN) thotë se kontrollet shkencore ndaj çarjeve tejet të vogla në reaktorë, të kryera edhe nga ekspertë ndërkombëtarë, nuk sugjerojnë të ketë rrezik rrezatimi.
Gjermania vet synon t’i mbyllë të gjithë reaktorët e saj bërthamorë deri në vitin 2022, ndërsa Belgjika planifikon të mbyllë “Doel 3” në vitin 2022, “Tihange 2” në vitin 2023 dhe pesë të tjerat në vitin 2025. Brukseli, megjithatë, është përballur me shqetësimin sesi do t’ia bëjë me mungesën e rreth 6.000 megavatëve energji elektrike, për shkak të planit të mbylljes së reaktorëve.
Autoritetet gjermane kanë nxitur Belgjikën të përshpejtojë planin e nxjerrjes së tyre nga përdorimi. Në vitet e fundit, atje ka pasur shpesh mbyllje të reaktorëve, për shkak të rrjedhjeve dhe zbulimit të mikroçarjeve në disa njësi reaktorësh.
Por lëvizja e Aachenit, për të shpërndarë tableta jodi, është shumë e pazakontë, pasi një gjë e tillë ndodh zakonisht vetëm në raste emergjente. Por Aachen siguroi miratimin për këtë strategji nga qeveria rajonale e kantonit North Rhine-Ëestphalia.
Sa i përket jodit, trupi zakonisht e përqëndron atë në gjendrat tiroide. Tabletat funksionojnë për të ngopur gjendrat me jod, në mënyrë që lëndët radioaktive që shkaktojnë kancer të mos munden të hyjnë atje.
Popullsia e Aachenit është rreth 150 mijë banorë, por veç qytetit, edhe tre zona të tjera përreth janë përfshirë në planin për të siguruar tableta falas.
Top Channel