Në kërkim për trafik droge, arrestohet 35-vjeçari
01/09/2017 00:00
Një 35-vjeçar i shpallur në kërkim nga policia italiane është arrestuar në shtëpinë e tij në Kryemëdhenj të Kavajës.
Xhaferr Kita, 35 vjeç ishte në kërkim nga Interpol Roma që në prill të 2016 pasi në Milano i është caktuar masa e sigurisë arrest me burg për trafik lëndësh narkotike, vepër penale që dënohet deri në 20 vjet.
Ndërkaq, vijon hetimi për sekuestrimin e pronave dhe aseteve pasurore që disponon.
Top Channel