Miliarderi që qëndron pas vendimeve të Trump për Groenlandën/ Ndërhyrjet politike të Ronald Lauder që bindën presidentin amerikan të marrë ishullin Katër kompani janë përzgjedhur për ndërtimin e katër prototipëve të murit polemizues të Donald Trump në kufirin me Meksikën.
Këto prototipe do të jenë prej betoni, 9 metra të gjata e po kaq të larta dhe do të ndërtohen gjatë muajve në vijim.
Zyrtarët kompetentë do të shpenzojnë pas kësaj deri në 2 muaj kohë për të testuar fortësinë e mureve dhe rezistencën e tyre ndaj goditjeve me mjete të lehta. Kontratat e firmosura vlejnë deri në 500,000 dollarë secila.
Ngritja e një muri që të zgjatet në të gjithë kufirin jugor të Shteteve të Bashkuara ishte njëri prej zotimeve më të rëndësishme të miliarderit njujorkez gjatë fushatës presidenciale të 2016-s.
Prototipet, sipas zv.shefit të Mbrojtjes Kufitare dhe Doganore në SHBA, Ronald Vitiello do të ndihmojnë në përmirësimin e standardeve të strukturës aktuale ekzistuese.
“Testimi do të marrë në shqyrtim elemente si përshkueshmëria e murit, rezistenca ndaj goditjeve dhe mundësia e kapërcimit. Nuk do të bëhen prova balistike, të jemi të qartë. Thjesht do të tentohet çarja e tij me mjete dore për të parë sesa i qëndrueshëm është”, tha Vitiello.
Urdhri për ndërtimin e prototipeve pritet të jepet brenda disa javësh, e nga ai moment kompanitë përgjegjesë do të kenë 30 ditë në dispozicionin për të përfunduar punën e marrë përsipër.
Më shumë se 200 firma besohet të kenë treguar interes për barrierën e të kenë paraqitur projektet e veta mbi murin e propozuar nga Trump. Vitiello e pranoi se nuk ia ka idenë nëse kontraktuesit e përzgjedhur kishin ndonjë eksperiencë të mëparshme në ngritje muresh.
Top Channel