Kurban Bajrami, Bashkia shtron drekë për familjet në nevojë

01/09/2017 00:00

Drekë për familjet në nevojë në çdo qendër sociale! Kështu e festoi Kurban Bajramin Bashkia e Tiranës, kryetari i të cilës i shërbeu drekën e festës fetare  dhjetëra fëmijëve në situatë rruge në qendrën sociale në Bulevardin “Zogu I”.

“Jam shumë i lumtur që kolegët e bashkisë kanë qenë sot në të gjitha qendrat tona sociale duke shërbyer me solidaritet. Në fakt, kolegët e mi këtë e bëjnë përditë. Ne kemi qendra sociale në çdo cep të Tiranës, që do të thotë se çdokujt në qytet mund t’i shërbehet një vakt i ngrohtë. Por, në këto qendra sociale ofrohet jo vetëm ushqim, por edhe shërbim e këshillim me psikologë”, deklaroi kryebashkiaku Veliaj.

Në këtë ditë të rëndësishme për besimtarët myslimanë, Veliaj u kërkoi qytetarëve ndihmë për të mos u dhënë lëmosh, duke nxitur më tej fenomenin e lypjes

“Sot është një ditë e veçantë, dita e Kurban Bajramit, dhe kjo është arsyeja pse u jam bashkuar kolegëve që e bëjnë përditë këtë punë, në një nga qendrat shembullore këtu në bulevardin “Zogu I”; një qendër e cila mirëpret dhjetëra fëmijë, kryesisht në situatë rruge, me raste shumë të vështira të familjeve në nevojë. Rruga nuk është zgjidhje, nuk është alternativë, ndaj i ftoj të gjithë qytetarët të bashkëpunojnë me Bashkinë e Tiranës.Fëmijët nuk janë bankomat për t’u sjellë para tutorëve”, vijoi ai.

Për Veliajn një zgjidhje optimale për jetën e sigurt të fëmijëve janë qendrat sociale.

“Fëmijët kanë një të ardhme, ëndrra të bukura, dhe ju e kuptoni fare mirë se si një fëmijë sillet ndryshe në situatë rruge, e ndryshe kur shërbehet në qendrat sociale, është i dashur në shkollë, respekton shokun. Ndaj besoj se zgjidhja nuk është të vëmë gishtin e të themi, ja ku është problemi, por zgjidhja është të shohim një problem dhe t’i ofrojmë një zgjidhje. Qendrat tona sociale ofrojnë një zgjidhje”, siguroi kreu i Bashkisë së Tiranës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA