Forcat amerikane zhvillojnë një tjetër operacion në Karaibe, shkon në gjashtë numri i anijeve cisternë të sekuestruara Viktor Orban pretendon se faturën e gardhit kundër refugjatëve duhet ta paguajë Bashkimi Europian me arsyetimin se prej strukturës në kufi nuk përfiton vetëm Hungaria, por i gjithë blloku.
Barriera pati ndikim të madh në mbylljen e itinerarit ballkanik, përmes të cilit vërshuan në”Kontinentin e Vjetër” të ardhurit nga Lindja e Mesme e Veriu i Afrikes.
Kryeministri hungarez kërkon tani që një pjesë të shpenzimeve t’ia kalojë Brukselit, pretendim ky i paraqitur në një letër dërguar Kryetarit të Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker.
Shuma e kërkuar nga Orban mbërrin në 400 milionë euro. BE-ja, sipas tij, duhet të përballojë në këtë mënyrë gjysmën e shpenzimeve për ndërtimin dhe mbajtjen deri tani në punë të pajisjeve të gardhit në kufirin jugor të Hungarisë.
“Kur flasim për solidaritet europian, duhet të flasim edhe për mbrojtjen e kufirit dhe atëherë solidariteti duhet të përjetohet edhe në praktikë”, deklaruan zyrtarë në Budapest. Gardhi që ka kushtuar gjithsej 800 milionë euro, kujtojnë ata, nuk mbron vetëm Hungarinë, por edhe pjesën tjetër të Europës.
Në kulmin e krizës së refugjatëve dy vjet më parë, përmes Hungarisë kaluan drejt shteteve të tjera të bllokut më shumë se 400.000 refugjatë. Budapesti u hodh në veprim me ngritjen e një gardhi të forcuar me tela me gjemba në kufi me Serbinë, i cili u zgjerua më pas edhe në vijën kufitare që e ndan vendin nga Kroacia.
3.000 ushtarë u dërguan në ruajtje të tij. BE-ja e ka kritikuar ashpër fortifikimin e kufirit, që kontribuoi në mbylljen e itinerarit ballkanik, një rrugë e braktisur tashmë nga refugjatët.
Top Channel