Aksidenti, furgoni përplaset me urbanin e Ndroqit

01/09/2017 00:00

Një person është plagosur pasi mjeti të cilin drejtonte është përplasur me autobusin urban të linjës së Ndroqit në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13.41 në rrugën e Ndroqit. Furgoni i mallrave i drejtuar nga M. Ç, është përplasur me autobusin urban, të drejtuar nga N. B. Për pasojë drejtuesi i furgonit është plagosur dhe ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve.

Top Channel