Shkodër, vatër zjarri në malin e Taraboshit

31/08/2017 00:00

Një sipërfaqe e konsiderueshme  është përfshirë nga flakët në orët e mbrëmjes, në Malin e Taraboshit në Shkodër, pranë lagjes “Zogaj”, në kufi me Malin e Zi.

Forca të shumta të zjarrfikseve dhe policisë, ndodhen në vendngjarje, duke punuar për të izoluar përhapjen e flakëve, që të ndihmuara dhe nga era, mund të rrezikojnë dhe banesa.

Dyshohet se flakët e zjarrit kanë ardhur nga territori malazez, ku gjatë gjithë ditës së sotme, zona në kufi në pjesën malazeze, ka qenë e përfshirë nga flakët .

Aktualisht, nga zjarri janë djegur vetëm shkurre dhe bimësi të zonës.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta