Biskota nga burgu. Aftësim profesional për të dënuarit

31/08/2017 00:00

Yllka Metushi e ka vendosur, kur të dalë nga burgu do të punojë pastiçiere. Sekretin si përgatiten ëmbëlsirat 48-vjeçarja e mësoi në qeli sipas një projekti të qendrës Sole që synon punësimin e grave të dënuara.

“Kam shtatë muaj që ndoqa një trajnim. Ky është muaji i parë që kam filluar punën e kam mësuar ëmbëlsira të ndryshme. Sot kemi amaretat me arra kokossi, puna është jeta por  të heq edhe stresin e mërzinë”, rrëfen Yllka.

-Vetëm 8 gra do të jenë?
“Jo kjo është me dëshirë, mund të vijë çdo i dënuar, por ka një ngërç ligjor”, thotë Orinda Hodaj, drejtoreshë e qendrës “Sole”.

Sipas drejtorit të përgjithshëm të burgjeve, Arben Çuko përveç grave pastiçiere, një projekt tjetër do të përfshijë të dënuarit meshkuj të cilët do të punësohen për prodhimin e stolave për bashkinë Tiranë. Por qëllimi kryesor i Çukos është hapja e shkollave profesionale.

“Sepse fatkeqësisht kemi shumë të rinj që kthehen sërish këtu dhe përveç rehabilitimit të tyre duhet edhe riintegrimi që kur ata të dalin të gjejnë një punë atje jashtë”, thotë Çuko.

“Ka të rinj që unë i kam shoqëruar vetë me grupet e gatshme, por ka ardhur koha që sistemi ynë ti ketë këto shkolla”, thotë drejtoresha e burgut tw grave, Xhoi Jakaj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA