Vlorë, gjendet një i mbytur përgjatë lungomares

30/08/2017 00:00

Një person është gjetur i mbytur pasditen e sotme në Vlorë, në bregun përgjatë shëtitores së lungomares.

Kanë qenë kalimtarë të rastit që pasi kanë parë trupin e pajetë në breg kanë lajmëruar policinë.

Kjo e fundit me të mbërritur në vendin e ngjarjes ka bërë rekuperimin e kufomës dhe dërgimin e saj në morg.

Paraprakisht mendohet që personi të ketë rrëshkitur nga një platformë dhe ka përplasur kokën para se të bjerë në det, ku dhe është mbytur.

Gjithësesi do të jetë autopsia e mjekut ligjor që do të zbardhë motivet e vdekjes, ndërkohë që një grup hetimor po punon për identifikimin e viktimës.

Top Channel