Irani ngre alarmin për tregtinë botërore, në shënjestër korridoret detare
Një nga kompanitë kryesore të shpërndarjes së ujit në Itali, “Acea” ka lajmëruar se do të ketë reduktim në presionin e ujit në Romë gjatë shtatorit.
Presioni do të ulet gjatë natës, në ditët e pikut, duke filluar nga java e ardhshme, e disa ndërtesa do të qëndrojnë pa ujë për disa orë. Kompania “Acea” tha gjithashtu se kishte riparuar rreth 1.300 defekte në rrjetin e shpërndarjes së ujit, që nga maji.
Në Romë janë regjistruar 72 për qind më pak reshje shiu sesa mesatarja e zakonshme e korrikut dhe 74 për qind më pak në qershor.
Banorët e Romës janë kërcënuar me racionalizim të ujit më herët këtë verë, pas një mosmarrëveshjeje mbi ujin që nxirrej nga liqeni “Braciano”. Liqeni ofron 8 për qind të furnizimeve me ujë të Romës.
Kompania është lejuar të vazhdojë të përdorë ujin e liqenit, kur premtoi se do të reduktonte sasinë e ujit të marrë prej tij, nga 1.100 në 400 litra për sekondë.
Top Channel