
Dhjetëra persona në të gjithë vendin janë arrestuar, po ndiqen penalisht apo janë shpallur në kërkim për shkak të ndërtimeve të paligjshme.
Vetëm në Tiranë, gjatë 24 orëve të fundit, policia bën me dije se ka zbuluar 8 ndërtime pa leje. Është arrestuar një 31-vjeçar pasi kishte kryer punime në banesë pa lejen përkatëse dhe janë shpallur në kërkim dy të tjerë për të njëjtat arsye.
Ndërsa tre pensionistë po procedohen në gjendje të lirë për ndërtim të paligjshëm. Po punohet për shoqërimin e dy personave të tjerë.
Edhe në Elbasan policia bën me dije se po procedon në gjendje të lirë 3 persona për të njëjtën vepër penale në Peqin, Gramsh dhe Belsh. Dy prej tyre për ndërtim kolonash betoni në tarracë dhe një tjetër duke ngritur katin e dytë të banesës.
Ndërsa personi i tretë, një 62-vjeçare u konstatua duke ndërtuar një objekt pa leje në fshatin Vashaj. Edhe në Bulqizë janë proceduar penalisht në gjendje të lirë 3 persona për ndërtim objekti pa leje përkatëse.
Top Channel