Video/ “Dëgjuam një shpërthim të fortë”, zjarr masiv në një qytet të Holandës, raportohet për të lënduar Disa prej pamjeve më të tmerrshme të krimeve të nazistëve gjatë Luftës së Dytë Botërore janë xhiruar nga 3 prej regjisorëve më në zë të “Hollywood”-it asokohe.
Një ekspozitë e re e çelur në Muzeun e Holokaustit në Los Angeles dokumenton përpjekjet e këtyre artistëve – John Ford, George Stevens dhe Samuel Fuller – ekipet e të cilëve krijuan një përshkrim të detajuar, shokues dhe me rëndësi të madhe historike të çlirimit të kampeve gjermane të përqëndrimit.
“Kjo ishte hera e parë, që pamje të tilla realizoheshin me qëllimin e prezantimit të tyre si provë, nëse do të kishte përpjekje për të mohuar krimet makabre të nazizmit. Grupet që i filmuan ato përbëheshin që të gjitha nga profesionistë”, tha Christian Delage, kurator i ekspozitës.
Deri në 6 milionë hebrenj humbën jetën gjatë Holokaustit, shumë prej tyre në kampet naziste të vdekjes. Një ndër më famëkeqit e këtyre kampeve, Dachau, është profilizuar më gjerësisht në videot e ekspozitës, me një narrator që tregon me hollësi dhomat e gazit, vagonët e trenit të mbushur me kufoma, e pirgjet e trupave në oborr.
Ekspozita risjell në vëmendje një periudhë të errët me misionin të mos ia lërë atë harresës.
“Ne nuk duhet të harrojmë kurrë. Kjo është shumë e rëndësishme, sepse nga historia duhen nxjerrë mësime. Dhe, nëse ti nuk mëson prej saj, e keqja ndodh sërish”, tha Gabriella Karin, e mbijetuar e Holokaustit.
Top Channel