
Tre persona janë proceduar në 24 orët e fundit për zjarrvënie të qëllimshme, dy në Dibër dhe një në Vlorë.
Sipas policisë së Dibrës do të hetohet në gjendje të lirë Dylaver M., 65 vjeç pasi dyshohet se është autor i zjarrit në fshatin Muhurr. Për pasojë janë djegur rreth 500 m2 sipërfaqe pyll. 65-vjeçari dyshohet gjithashtu edhe për një zjarrvënie në fshatin Lenë, ku është djegur një sipërfaqe pylli me pisha.
Ndërkaq po në fshatin Muhurr do të hetohet në gjendje të lirë 15-vjeçari A. K, pasi ka djegur rreth 10 dynym pyll me shkurre dhe dushk në këtë fshat.
Ndërkaq, një 19-vjeçar nga Delvina do të ndiqet penalisht në gjenjde të lirë pasi është autor i dyshuar i zjarrvënies në një sipërfaqe të gjerë toke me ullinj ku janë djegur dhe disa sende të tjera në pronësi të E. Ç. Ndaj tyre rëndon akuza e shkatërrimit të pronës me zjarr.
Top Channel