
Dy të mitur kanë përfunduar për procedim penal në Prokurorinë e Elbasanit, në dyshimin se janë autorë të zjarrit të rënë katër ditë më parë në fshatin Sopot.
Lajmin e bëjnë të ditur autoritetet lokale, sipas të cilave dy djemtë, 9 dhe 12 vjeç, dyshohet të kenë vendosur zjarrin në pronën e një shtetasi në fshatin e sipërpërmendur, duke djegur 11 dynym kullotë dhe pemë frutore.
Sidoqoftë, të miturit me inicialet S.T dhe E.T do të procedohen në gjendje të lirë, bëjnë të ditur burimet.
Ndërkohë, për të njëjtat rrethana do të procedohet edhe shtetasi A.D, 26 vjec dhe banues në fshatin Posnovisht të Gramshit. Ai dyshohet të jetë autor i vendosjes së zjarrit në fshatin Gjerë, ku u dogj baza ushqimore e një banori.
Top Channel