Video/ “Dëgjuam një shpërthim të fortë”, zjarr masiv në një qytet të Holandës, raportohet për të lënduar Në Uashington janë shtuar spekulimet se Sekretari i Shtetit, Rex Tillerson mund të largohet nga administrata, pas komenteve në shtypin vendas, ku e distanconte veten nga Donald Trump.
Shefi i diplomacisë amerikane drekoi të hënën me Trumpin dhe zëvendëspresidentin Mike Pence, ndërsa më vonë gjatë ditës pati një takim kokë më kokë me ambasadoren e Shteteve të Bashkuara në OKB, Nikki Haley.
Kaq u desh, që vëzhguesit e Shtëpisë së Bardhë të diskutonin mbi mundësinë që postin e Tillersonit ta marrë Haley, nëse ai largohet.
Në një intervistë për “Fox News” të dielën, Sekretari i Shtetit u pyet rreth përgjigjes mjaft të kritikuar të dhënë nga Trump për dhunën vdekjeprurëse në Charlottesville të Virxhinias, ku tubimi i supremacistëve të bardhë degjeneroi në përplasje të ashpra me kundërprotestuesit.
Manjati ngjalli polemika të mëdha kur fajësoi të dyja palët për trazirat, që çuan në vdekjen e një gruaje dhe plagosjen e dhjetëra personave të tjerë. Kjo ishte biseda që mund t’i kushtojë Tillersonit postin.
“Ne përfaqësojmë popullin amerikan, angazhimin e tij ndaj lirisë dhe trajtimit të njëjtë të njerëzve në mbarë globin, e ky mesazh nuk ka ndryshuar. Nuk besoj se dikush e vë në dyshim angazhimin e administratës amerikane, apo të agjencive qeveritare, që i avancojnë dhe i mbrojnë këto vlera”, tha Rex Tillerson.
Moderatori: Edhe vlerat e presidentit?
Tillerson: Presidenti flet për vete Chris.
Një ndihmës i Tillersonit e hodhi poshtë të hënën idenë se ky pohim përbënte një kritikë ndaj vlerave të Trumpit, por sërish nuk pranoi ta zbuste komentin.
Top Channel