Shkrumbohet mjeti në Elbasan, zjarrvënie e qëllimshme
29/08/2017 00:00
Një automjeti i është vënë flaka në lagjen “Qemal Stafa” të Elbasanit duke u djegur plotësisht.
Informacionet paraprake të policisë së Elbasanit bëjnë të ditur se mjeti ka qënë i parkuar para derës së shtëpisë sëë A.H, 61 vjeç, i cili është dhe pronari i mjetit.
Dyshohet se mjetit i është vënë flaka me lëndë djegëse nga persona të paidentifikuar. Hetimet kanë nisur për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e përgjegjësve.
Top Channel