Shkollat e Tiranës, Veliaj: Shpejt do të ndërtohen dhe 16 të reja

29/08/2017 00:00

Kryebashkiaku Erion Veliaj tha sot se së shpejti në Tiranë do ndërtohen edhe 16 shkolla të reja, ndërsa tre tashmë janë ndërtuar dhe atje do punojnë mësues të kualifikuar.

Veliaj i kërkoi prindërve që të çojnë fëmijët në këto shkolla të reja. 

“Kemi 3 shkolla totalisht të reja dhe një të katërt e cila sapo ka hedhur themelet. Kemi siguruar që mësuesit nga rezultatet e shkëlyqera që janë pjesë e portalit, të shpërndahen në mënyrë të barabartë në këto tre shkolla të reja. Ftoj të gjithë qytetarët që jetojnë në Kombinat, që jetojnë te Bregu i Lumit, te Pazari i ri, të synojnë këto shkolla. Nëse regjistrimet e kuotave tuaja janë mbyullur atëherë shkolla është ngjitur. Shkolla e Kuqe dhe shkolla “Fan Noli” nga “Hoxha Tahsim” janë vetëm 150 metra vijë ajrore. Siç është pazari i ri janë tre cepa të pazarit të ri. Nuk ka sens që shkolla e Kuqe dhe “Fan Noli” të tejkalojnë. Nuk quhet më meritë se e ke shkollën shumë të madhe, po se e ke shkollën cilësore. Secili prej nesh duhet të acarohet me faktin që tempulli ynë, shkolla shqiptare, është kthyer në një treg. Nuk ka nevojë të shkojmë në histori për sa kohë që bashkia ka bërë një treg. Mos kaloni në histeri kur shikoni një polici bashkiake. Dhe polici bashkiak është punonjës i shtetit, i cil merr një rrogë modeste, sepse dikush e ka thirrur vendim që të lirojë shkollën, trotuarin, hyrjen e pallatit. Nga fillimi i shkollës deri në 11 shtator do të hyjë në fuqi regjimi ku të gjitha fugonat e makinat që transportojnë mall do të fillojnë vetëm pas orës 09.00, pasi fëmijët të kenë shkuar në shkollë”, tha Veliaj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA