
Një aksident me pasojë plagosjen rëndë të një këmbësori ka ndodhur paraditën e sotme, në hyrje të qytetit të Shkodrës.
Sipas policisë, rreth orës 10 e 30 minuta mjeti me targë “AA 616 FL”, me drejtues një 24-vjeçar nga fshati Oblikë, ka përplasur këmbësorin me inicialet S.B, 93 vjeç, banues në Zues, i cili ndodhet në gjendje kritike për jetën.
Drejtuesi mjetit, shtetasi G.D është shoqëruar në ambientet e komisariatit të policisë, ndërsa grupi hetimor vazhdon punën për të përcaktuar shkaqet e këtij aksidenti.
Ndërkohë, një tjetër aksident ka ndodhur po në Shkodër, në afërsi të fshatit Stajka, në aksin nacional Shkodër-Lezhë. Përplasja ka qënë e fortë dhe ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në mjete, por për fat të mirë nuk ka pasur persona të lënduar.
Top Channel