Koreja lëshon raketën, alarm në Japoni

29/08/2017 00:00

Një raketë balistike e lëshuar nga Koreja e Veriut fluturoi mbi Japoni, duke vënë në alarm shtetin ishullor.

Raketa kaloi mbi veriun e Japonisë, ku autoritetet u bënë thirrje banorëve të ishullit Hokaido, që  të strehoheshin për t’u mbrojtur.

Qeveria japoneze bëri me dije se ushtria nuk u përpoq ta qëllonte raketën nga vendi komunist, e cila mendohet të jetë rrëzuar në një pikë ende të panjohur në det.

Nuk është hera e parë që Koreja e Veriut  hedh një raketë me trajektore mbi Japoni.

Një rast i ngjashëm ndodhi më 1998-ën, por lëshimi i sotëm vjen në një kohë tensionesh më të mëdha në Azi dhe pas kërcënimeve të Penianit për të fluturuar raketa mbi Japoni dhe drejt ishullit amerikan të Guamit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA