Aksident në Elbasan-Librazhd, 7 të plagosur; një e mitur në gjendje të rëndë

29/08/2017 00:00

Dy automjete janë përplasur në aksin rrugor që lidh Elbasanin me Librazhdin, ku si pasojë shtatë  persona kanë mbetur të plagosur.

Aksidenti ka ndodhur afër fshatit Xibrakë, ku mjeti tip “Benz”, që drejtohej nga shtetasi D.D., 37 vjeç banues në Xhafzotaj të Durrësit është përplasur me makinën tip “Toyota” të drejtuar nga shtetasi B.B., 50 vjeç, banues në Tiranë.

Si pasojë e përplasjes kanë mbetur të plagosur shtatë persona, që janë shoqëruar menjëherë në Spitalin Kirurgjik të Elbasanit.

Në gjendje të rëndë nga aksidenti është një 12-vjeçare, që ndodhej në mjetin tip “Toyota”, që drejtohej nga babai i saj, ndërsa të plagosurit e tjerë ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit. Paraprakisht dyshohet se shkak është bërë lagështia në rrugë dhe tejkalimi i shpejtësisë së lejuar.

Top Channel