Turizëm, jo vetëm në det

28/08/2017 00:00

Jo vetëm det, rërë e diell, por një turizëm ku të gërshetohet plazhi me traditën, kulturën e kulinarinë e vendit që viziton. Ky koncept modern, sipas drejtuesit të Agjencisë Kombëtare të Bregdetit, ka nisur me kanionet e Nivicës.

“Ne zgjodhëm kanionet e Nivicës si një zonë totalisht e panjohur, e paprekur, e cila është një ilustrim shumë i mirë i këtij koncepti që ne po krijojmë, pra po krijojmë për herë të parë në Shqipëri, një model të tille të shtrirjes së turizmit nga zona bregdetare në zonat malore”, thotë Tare.

Shumë shpejt edhe lumi i Bunës do të marrë një tjetër pamje.

“Projekti i dytë që ne po zhvillojmë si koncept, dhe shpresojmë ta fusim vitin tjetër në implementim, është hapja e Bunës për varkat me vela. Kjo do ta kthejë Shkodrën në një qytet bregdetar. Si në kohërat e vjetra, kur Buna ishte e lundrueshme, t’i mund të hysh me varkë me vela, shkon deri në Bunë apo futesh në liqenin e Shkodrës dhe mund të bësh alpinizëm në Alpe. Një turizëm, një produkt turistik jashtëzakonisht të rrallë në Mesdhe që është: deti, lumi, liqeni, alpet”, vijon Tare.

Tare shton se ky është turizmi i së ardhmes, ku në të njëjtën shtrirje gjeografike turistit t’i ofrohen disa produkte turistike.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA