“Summer 2017”, sekuestrohen 12 makina luksoze
28/08/2017 00:00
12 makina luksoze dhe 5 motora të dyshuara të trafikuara janë sekuestruar gjatë operacionit të policisë së Tiranës, “Summer 2017”. Ndërkaq bëhet e ditur se janë proceduar penalisht 17 persona.
Mjetet e bllokuara janë prodhime të viteve të fundit, si Mercedes Benz, Audi, BMV, Range Rover etj.
Këto mjete, dyshohet të jenë trafikuar nga vendet e BE-së në Shqipëri. Në vijim të veprimeve janë proceduar penalisht 17 shtetas, për “Trafikim të mjeteve motorike”.
Top Channel