Një 26-vjeçare polake është përdhunuar dhe i dashuri i saj është rrahur barbarisht nga një grup prej katër personash në qytetin bregdetar italian të Riminit.
I riu polak ka humbur ndjenjat pas goditjeve të dhunshme në koke, që i shkaktuan një frakturë në fytyrë. Agresorët i kanë grabitur të gjitha sendet me vlerë.
Të dy turistët janë shtruar në spital e po mbahen nën vëzhgimin e mjekëve. Policia italiane është vënë në kërkimin e të dyshuarve për sulmin brutal dhe kafshëror, siç e cilësoi ajo, megjithatë për arsye hetimi, nuk dha detaje të mëtejshme mbi ngjarjen.
Shtypi vendas shkruan sidoqoftë se autoret e ngjarjes tronditëse, janë shtetas te huaj. Çifti ishte duke shëtitur gjatë mbrëmjes mes shezloneve në plazh, paralelisht me rrugën kryesore.
Pas polakeve, grupi ka sulmuar edhe një transeksual, që rrëfeu për forcat e rendit se agresorët kishin ngjyrë të errët lëkure e ndoshta mund të kenë qenë afrikano-veriorë.
Top Channel