
Viti i ri shkollor do t’i gjejë të gjitha institucionet shkollore të Kukësit të rehabilituara. Bashkia e Kukësit, me të ardhurat e saj, prej disa javësh ka nisur ndërhyrjet në infrastrukturën e objekteve arsimore për shkak jo vetëm të plaçkitjeve gjatë muajve të verës, por edhe dëmtimit të xhamave të dritareve apo terreneve sportive.
Gjithsesi puna është drejt përfundimit ndërsa shërbimet publike bëjnë përgjegjës vetë nxënësit dhe komunitetin për dëmtimet dhe bëjnë thirrje për ruajtjen e tyre.
Bashkia e Kukësit ka ndërhyrë në të gjitha objektet arsimore, duke nisur nga rehabilitimi i fasadave të tyre, lyerja e ambienteve të brendshme, riparimi i bankave e karrigeve, ndërsa janë kryer edhe riparimet hidraulike, sanitare dhe elektrike. Ndërsa puna po vijon në këto ditë të fundit të gushtit edhe për rikonstruksionin e plotë të çerdhes numër 3.
Top Channel