Vlorë, asgjësohen 238 bimë kanabis
25/08/2017 00:00
238 bimë narkotike kanabis sativa janë asgjësuar nga Policia e Vlorës, në fshatin Kropisht i Vogël të Selenicës, pranë vendit të quajtur Janaj.
Policia kontrolloi zonën në sajë të monitorimit të vazhdueshëm për parandalimin e kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike në mbarë vendin.
Në bazë të informacioneve në rrugë operative u ushtrua kontroll në pronë publike, ku u konstatuan të mbjella 128 bimë si dhe 110 kubikë me fidanë që u asgjësuan me anë të djegies.
Ndërkohë, efektivët e policisë po punojnë për identifikimin e personave të lidhur me mbjelljen e bimëve.
Top Channel