Tiranë, dy të arrestuar për armëmbajtje pa leje
25/08/2017 00:00
Policia e Tiranës ka vënë në pranga dy shtetas të cilët lëviznin me armë zjarri me vete.
Uniformat blu të Komisariatit nr. 6 arrestuan Roland Domin, 44 vjeç, i dënuar më parë për “heqje të paligjshme të lirisë” dhe “vrasje në bashkëpunim e mbetur në tentativë” dhe Almir Ismailin, 41 vjeç.
Arrestimi i tyre u bë në sajë të operacionit të koduar revolverët, gjatë kohës që po lëviznin me armë zjarri me vete në një mjet tip Audi të blinduar.
Në cilësinë e provës materiale, policia sekuestroi dy pistoletat që ata mbanin me vete, të cilat i kaluan Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme.
Top Channel