Gjykata e Lartë, vetëm dy vendime brenda afatit ligjor

25/08/2017 00:00

Për një vit, Gjykata e Lartë ka shpallur vetëm dy vendime administrative brenda afatit ligjor, ndërkohë që 575 dosje të tjera janë dhënë jashtë çdo afati, sikurse ligji ka vendosur 90 ditë.

Kjo gjetje u bë pubike nga Qendra për Çështjet e Informimit Publik, që vlerësoi afatet e shqyrtimit gjyqësor dhe afatet e dorëzimit të vendimeve për vitet 2015-2016.

Sipas këtij studimi, tha drejtori ekzekutiv i saj, Gerti Shella, koha më e gjatë për dhënien e një vendimi admistrativ është 5.7 vjet nga data e regjistrimit të rekursit.

Ndërkohë, edhe për vendimet e zbardhura për vitin 2015 janë dorëzuar në sekretari si të argumentuara brenda një afati të arsyeshëm vetëm 14% e totalit të tyre.

Pas monitorimit, tha Gerti Shella, infocip rekomandon plotësimin e menjëhershëm të vendeve vakante në këtë gjykatë, ndërsa isntitucionet e reja të ngritura në kuadër të reformës duhet të orientojnë drejt zgjidhjes dhe rikuperojnë situatën.

Top Channel