Policia i vjen në ndihmë katër pushuesve në Ksamil
24/08/2017 00:00
Katër pushues kanë rrezikuar të mbyten në Ksamil, pasi mjeti lundrues, tip pedalon, kishte pësuar defekt disa qindra metra larg bregut.
Menjëherë është njoftuar policia kufitare e Sarandës, e cila i ka ardhur në ndihmë 4 të rinjve, duke arritur t’i nxjerrë nga deti shëndoshë e mirë.
Pas këtij rasti të përsëritur ditët e fundit, policia i këshillon të gjithë pushuesit, të jenë më të vëmendshëm e më të kujdesshëm gjatë zgjedhjes së tyre për mjetet lundruese me të cilat dalin në det.
Top Channel