Fushë-Krujë, sekuestrohen 89 kg kanabis
24/08/2017 00:00
Policia e Durrësit sekuestroi një sasi prej 89 kg kanabis sativa dhe arrestoi në flagrancë poseduesin e saj nga fshati Kameras i Fushë-Krujës.
Droga ishe sistemuar në 14 thasë pranë një guroreje, brenda një kontenieri në vendin e njohur si Krastë.
Policia u informua në rrugë operative mbi ekzistencën e saj dhe gjatë kontrollit, pasi gjeti sasinë e drogës, vuri në pranga Arben Balliun dhe shpalli në kërkim një 42-vjeçar nga fshati Arramenas i Krujës.
Top Channel