Vlorë, punonjësit e OSHEE-së përleshen me kaçavida

23/08/2017 00:00

Policia ka parandaluar një konflikt dje në Vlorë, i cili mund të përshkallëzohej më tepër.

Në lagjen ”29 Nëntori” ndodhi konflikti midis dy shtetasve, të cilët kanë qenë duke përdorur kaçavida kundër njëri-tjetrit. Nga verifikimi paraprak, policia ka konstatuar një 54-vjeçar i cili ka marrë dëmtime si pasojë e goditjeve me mjete të forta prej një 49-vjeçari, që të dy punonjës të OSHEE-së.

I dëmtuari ka marrë ndihmën e nevojshme mjekësore dhe gjendet jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka shoqëruar në komisariat një prej tyre pasi ka kryer hetimet dhe dokumentuar rrethanat dhe shkakun e konfliktit, i cili ka qenë për motive të dobëta.

Top Channel