
Të paktën 1000 hektarë sipërfaqe pyjore është përshkuar nga flakët në Voskopojë.
Fatmirësisht zjarri që nisi të dielën, është shuar ndërsa dëmi i shkaktuar raportohet të jetë tejet i madh. Pylli kryesisht me pisha por edhe bimësi të ulët është dëmtuar në një pjesë të madhe duke iu afruar edhe fshatit turistik por ndërhyrja e forcave zjarrfikëse, të ushtrisë, policisë dhe banorëve të zonës ka bërë të mundur shmangien e një katastrofe për Voskopojën.
Ka patur djegie masive të kurorave, ka pasur edhe zjarre të ulëta që nuk kanë dëme për pyllin. Pylli do të vijojë të ekzistojë, por zjarri është i vënë nga njeriu”, shprehet Pandi Papando, prefekti i Korçës
Policia ka shoqëruar 6 persona të dyshuar për zjarrvenie të qëllimshme në pyjet e Voskopojës. Burime nga grupi hetimor bënë të ditur, se zjarri i parë në masivet pyjore të Voskopojës ka qenë i qëllimshëm, ndërsa vatrat e tjera te aktivizuara në vazhdim kanë nisur aksidentalisht.
Top Channel