“21 Dhjetori”, çanta e të moshuarit alarmon policinë
21/08/2017 00:00
Një çantë e harruar në rrugë vuri në alarm Policinë e Tiranës.
Kalimi në zonën e “21 Dhjetorit” është bllokuar, ndërsa aty kanë shkuar ekspertët xhenierë, të cilët kontrolluan çantën e lënë në rrugë.
Bllokimi i rrugës ka zgjatur, duke shkaktuar edhe trafik në zonat e tjera, por fatmirësisht nga kontrolli i xhenierëve çanta rezultoi të kishte vetëm rroba.
Ajo ishte harruar aty nga një i moshuar.
Top Channel