
Në një aksion të ndërmarrë nga policia kufitare e Vlorës pasditen e sotme është sekuestruar një sasi të konsiderueshme kanabisi, 28 pako me peshë nga 25 -30 kg, 700 kg në total.
Nga informacionet që kishin punonjësit e policisë se në zonën e Hidrovorit në afërsi të fshatit Akërni , në breg të detit janë parë pako të mbështjella me thasë të bardhë. Policia kufitare ka rrethuar zonën duke krehur dhe pyllin e hidrovorit, por nuk ka mundur të kapi personat që kanë transportuar mallin.
Nga kontrolli në pyll është gjetur dhe një furgon i braktisur dhe pa targa, po ashtu dhe disa bidona të mbushur me benzinë. Sipas policisë droga ishte e destinuar për në bregun tjetër të Italisë dhe pritej të vinte mjeti detar nga brigjet e vendit fqinj.
Policia ka bërë sekuestrimin e drogës dhe te mjetit tip furgon dhe po punon për gjetjen e personave të cilët kanë tentuar të trafikojnë lëndën narkotike.
Top Channel