Turizëm edhe në Gramsh. Rruga e re dhe liqeni, pamje mahnitëse
20/08/2017 00:00
Dikur Gramshi njihej si zonë e largët dhe e vështirë, ku jo vetëm nuk kishe asnjë arsye të shkoje, por edhe vet banorët po largoheshin dita-ditës.
Ndërtimi i rrugës së re bën që ky qytet të jetë vetëm një orë larg kryeqytetit, ndërkohë krijimi i liqenit të Banjës i ka dhënë atij një pamje mahnitëse.
Janë të shumtë vizitorët, sidomos fundjavave, që shkojnë për të shijuar këto pamje.
Në këtë zonë nuk ka më shumë se dy biznese shërbimi, të cilat deri dje ishin të falimentuara, ndërsa sot mendojnë si të zgjerojnë aktivitetin e tyre dhe të përshtaten me kërkesat e turistëve.
Bashkia e Gramshit ka përgatitur planin e zhvillimit turistik, ndërkohë thekson se liqeni i Banjës nuk është destinacioni i vetëm.
Top Channel