Piqeras, kapen 422 kg hashash në hotel. Arrestohet pronari

20/08/2017 00:00

Plot 422 kg lëndë narkotike cannabis sativa u zbuluan në Piqeras të Himarës, nga Policia e Vlorës që vuri në praga poseduesin e saj, një 54-vjeçar.

Droga u gjet në sajë të punës së vazhdueshme të policisë për evidentimin dhe parandalimin e kultivimit dhe shitjes së lëndëve narkotike në vend, ku në fshatin Piqeras, në hotelin në pronësi të shtetasit Dhimitër Qendro, policia gjeti në njërën prej dhomave edhe sasinë e lëndës narkotike, si dhe një armë zjarri automatike me dy krëhëra.

Policia e arrestoi Qendron dhe sekuestroi sasinë drogës e armën automatike, në cilësinë e provës materiale, të cilat ia kaloi për veprime të mëtejshme Prokurorisë.

Top Channel