
Ata u akomoduan në hotel për një natë si klientë dhe më pas shkulën kasafortën ku ruheshin 9500 euro së bashku me tre orë dore të kushtueshme.
Eduart Ngota, 32 vjeç dhe shoku i dhomës me të cilin kreu vjedhjen, Zenel Dama e pranuan versionin që tha prokurorja gjatë masës së sigurimit.
Të dy ata pohuan se ideja për vjedhen e kasafortës në një hotel të njohur në Tiranë ju kishte ardhur spontanisht.
“Ne pimë atë natë dhe në një moment vendosëm ta provonim për të vjedhur”, tregoi Eduarti.
Sipas prokurorisë, dy hajdutët, ndaj të cilëve u vendos arrest me burg, ka mundësi të kenë bashkëpunuar me një person të tretë që më parë ka punuar në hotel.
Ngota dhe Dama, tregoi prokurorja, e fshehën kasafortën në një çantë të zezë dhe pasi kanë paguar dhomën e rezervuar për dy netë janë larguar të qetë.
Të dy hajdutët janë tradhëtuar nga kamerat e sigurisë, ndërkohë që pas identifikimit, njëri prej tyre ka rrëfyer se një pjesë të sendeve i kishte fshehur tek gjyshja.
Top Channel