Ndalimi i azilkërkuesve, agjencitë kërkojnë dokumente shtesë

18/08/2017 00:00

Agjencitë e udhëtimeve i janë përgjigjur thirrjes së policisë së shtetit për të verifikuar dokumentet e nevojshme që i duhen udhëtarëve që duan të udhëtojnë në zonën Shengen.

Ftesa nga pritësi dhe paratë e nevojshme për udhëtim janë të parat që kontrollohen edhe për personat që udhëtojnë drejt familjeve të tyre në Greqi.

Rudolfi do t’i kalojë pushimet jashtë vendit. Ai nuk ka pronotuar hotel sepse është i ftuar nga të afërmit e për këtë pret garancinë, pa të cilën e ka të vështirë të kalojë kufirin.

“U bënë vite që po udhëtoj, nuk është problemi se udhëtoj sot. Erdha të marr garancinë dhe të shkoj në Greqi tek motra”, shprehet Rudolf Doçi.

Për shkak se mjaft qytetarë janë kthyer në kufi nga mos përmbushja e dokumentacionit të kërkuar për çdokënd që udhëton drejt vendeve të Bashkimit Europian, polica kufitare ju ka shpërndarë kërkesën për ndihmë agjensive turistike.

Por agjentja turistike, Viola Riveli shprehet se ky fenomen po ndeshet tek ata qytetarë të kthyer nga azil kërkimi. Së bashku me ta edhe çdo shtetas i deportuar duhet të informohet se për çdo udhëtim në zonën Shengen duhet të kenë si provë edhe një dokument që konfirmon se nuk u ndalohet udhëtimi nga vendi pritës.

“Jemi ne dijeni të kësaj shkrese, por ne kemi kohë që po e ndjekim këtë praktikë, sa herë vijnë të blejnë biletë ju themi destinacioni shumën financiare, apo edhe garancinë me rëndësi ju kushtojmë fëmijëve, për të cilët duhet një prokurë”, shprehet Viloa Rilevi, agjente turistike.

Nga një gushti pas urdhrit të dy zyrtarëve të policisë Çako dhe Hajnaj, në pikat kufitare janë kthyer 55 persona, shumica e të cilëve janë azil kërkues të kthyer pas janarit në Shqipëri.

Top Channel