Lezhë, arrestohen “hijet”

18/08/2017 00:00

Policia e Lezhës identifikoi dhe arrestoi 10 ditë më pas autorët e një vjedhjeje.

Operacioni i koduar “Hijet” ka çuar në pranga Igli Maklajn dhe Aldo Smakajn, që të dy nga Lezha. Ata kishin vjedhur 25 aparate fotografike profesionale dhe e gjithë vjedhja është filmuar nga kamerat e sigurisë.

Në bazë të tyre dhe shenjave të lëna në vendin e ngjarjes është kryer identifikimi.

Në ndjekje penale është vendosur edhe një 27-vjeçar nga Tirana që do i shiste këta aparatë.

Top Channel