Klos,digjen me dhjetëra hektarë pyje

18/08/2017 00:00

Vatra e zjarrit që ka përfshirë pyjet në Bashkinë e Klosit në Mat vijon të jetë aktive, sidomos në Malin Luçanë.

Në këtë zonë, flakët të ndihmuara nga era e fortë kanë djegur me dhjetëra hektarë pyje, kryesisht dru ahu, pishë e zezë, shkurre dhe kullota.

Burime nga emergjencat të Bashkisë së Klosit dhe shërbimit pyjor bëjnë me dije se vënia nën kontroll e flakëve është e pamundur për shkak të terrenit të vështirë.

Ndërkohë, policia thotë se ka nisur hetimet për shkaktun e shpërthimit të zjarrit.

Top Channel