Tentuan të korruptojnë policinë për të shmangur ndëshkimin, në pranga dy shtetas Një ditë pas ngjarjes së rëndë, ku dy të miturit Sabjan Tahiri (15 vjeç) dhe Ervis Tahiri (13 vjeç) nga fshati Gruemirë i Malësisë së Madhe u mbytën në Liqenin e Shkodrës, policia e klasifikoi ngjarjen si aksidentale e të ndodhur nga pakujdesia.
Fëmijët kishin hyrë në liqen me një varkë që kanë gjetur në anë të tij. Të afërm ngushëlluan familjet e dy vëllezërve Rifat e Naim Tahiri, të cilët humbën djemtë e tyre.
Ndërkohë, një nga dëshmitarët okularë, Elsaid Tahiri, i cili ka qenë në varkë dhe vëllai i viktimës, Ervis Tahiri tregon momentin kur një stuhi ere shkaktoi të gjithë tragjedinë.
“Uji po na mbulonte dhe kur po bëheshim gati të dilnim nga liqeni, na mbuloi fare. E lamë varkën, por kishte shumë rrjedhë”, thotë Elsaidi.
Dy të miturit ishin bashkë me 5 shokët e tyre që mundën të dilnin shëndoshë e mirë në bregun e liqenit.
Top Channel