Fier, flakët djegin ullinjtë
18/08/2017 00:00
Një zjarr ka rënë në dalje të qytetit të Fierit, pikërisht në aksin rrugor kombëtar Fier-Levan afër vendit të quajtur Qafa e Koshovicës.
Zjarri po djeg ullishte dhe shkurre dhe për shkak të flakëve dhe tymit u pezullua edhe lëvizja e mjeteve.
Rëndimi i trafikut ka sjellë edhe vonesa për mbërritjen e mjeteve zjarrfikës, të cilët me shumë vështirësi për shkak të erës dhe të terrenit të vështirë, bënë të mundur lokalizimin e flakëve.
Në ndihmë për fikjen e zjarrit kanë ardhur edhe forca të ushtrisë.
Top Channel