Aksident i trefishtë në Milot, 5 të lënduar

18/08/2017 00:00

Një aksident i trefishtë ka ndodhur mesditën e sotme në aksin Fushë Krujë-Milot.

Në aksident u përfshinë 3 automjete dhe mbeten të plagosur pesë persona. Sipas informacioneve në vendngjarje mësohet se në aksident janë përfshirë një fuoristradë dhe dy vetura.

Menjëherë në vendin e ngjarjes mbërritën uniformat blu të cilat shoqëruan drejt spitalit të plagosurit për të marrë ndihmën e parë mjekësore dhe mësohet se ata janë jashtë rrezikut për jetën. Si pasojë e këtij aksidenti në këtë aks rrugor u krijua trafik i rënduar.

Policia po punon për normalizimin e situatës dhe po heton shkaqet e këtij aksidenti.

Top Channel