Përdoruesit “ilegalë” të KODI-t nën përgjim
17/08/2017 00:00
Përdoruesit e aplikacionit KODI në Kanada janë paralajmëruar se po përgjohen nga një zyrë ligjore, e me gjasa ndaj përdoruesve “ilegalë” të funksioneve të këtij programi mund të vihen nën akuza për pirateri.
Ekspertë ligjorë kanadezë kanë marrë në zotërim websitet e regjistruara në aplikacionet Navi-X dhe TV Addons, të cilat ndihmojnë përdoruesit të shohin në mënyrë pirate filmat më të fundit, por edhe spektakle dhe evenimente të ndryshme sportive.
Sipas “The Sun” çdokush që nuk e ka fikur apo nuk ka ndryshuar shërbimet “ad-on”, mund të jenë duke u kaluar të dhënat e tyre personale zyrës ligjore në Kanada.
Top Channel