Berat, arrestohet 42-vjeçari. Tentoi t’u vinte zjarrin shkurreve
17/08/2017 00:00
Një person është arrestuar nga policia e Beratit, pasi i vuri zjarrin disa shkurreve që ndodheshin pranë plantacioneve me ullinj.
Asqeri Pashallari, 42-vjeçar, është kapur në flagrancë kur tentoi të ndizte zjarrin. Ndërhyrja e menjëhershme ka shmangur zjarrvënien e qëllimshme.
42-vjeçarit Pashallari i janë gjendur me vete dy thika, ndezës, lupë zmadhuese dhe disa sende të tjera për t’i përdorur për ndezjen e zjarrit.
Të gjitha materialet iu kaluan për hetim të mëtejshëm Prokurorisë së Qarkut Berat. Në një kohë kur zjarret kanë sjellë mjaft dëme në Qarkun e Beratit, vëmendja e policisë është përqëndruar në kapjen e autorëve, pasi pjesa më e madhe e zjarreve kanë qenë të qëllimshme.
Top Channel